“Mos e bëni këtë ju lutem”/ Behgjet Pacolli i drejtohet me kërkesën urgjente Dritan Abazoviqit: Përgjegjësia juaj është e madhe!

0
317

Shqiptari Dritan Abazoviq, i cili ka në dorë ‘fatin’ e Malit të Zi, deklaroi dje se do të tërhiqet nga qeveria nëse do të tentohet heqja e njohujres së Kosovës.

Pas kësaj deklarate të bujshme, ka ardhur reagimi i kreut të AKR, Behgjet Pacolli, i cili shprehet se nëse Abazoviq mundëson formimin e kësaj qeverie, nuk mundet në asnjë mënyrë që të ndalë qëllimet e këtij koalicioni.

“Zotni Dritan Abazoviq kishte deklaruar se nëse qeveria e re do të tentonte të tërheq njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, ai do të largohet nga qeveria.

Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë.

Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe.”, shkruan Pacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here