Google search engine

    Godet me gurë bashkëfshatarin, e lë të vdekur në vend

    0
    318

    Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para mesnatës në Peqin, kur pas një sherri verbal një 51-vjeçar ka goditur me gurë bashkëfshatarin e tij.

    Ky i fundit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.

    NJOFTIMI

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

    S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

    Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

    Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here