Bashkë me të atin rrahu keq kreun e njësisë në Lazarat/ përfundon në pranga Rediart Buzheri

0
302

Ka rënë në prangat e Policisë Rediart Buzheri, i riu që bashkë me të atit dhunoi dhe rrahu me grushte administratorin e Njësisë Administrative Lazarat, Muharrem Basha.

Mëngjesin e sotëm, afro dy javë pas ngjarjes që ndodhi në Lazarat, pas të cilës Buzheri u shpall në kërkim, është arrestuar. Ndërkohë, që në kërkim është ende babai i Buhzerit, Islami, i cili gjithashtu akuzohet se ka rrahur Bashën.

Më 28 gusht, babë e bir Islam dhe Rediart Buzheri, rrahën dhe goditën me grushte Muharrem Bashën, administratorin e Njësisë Administrative Lazarat. Fillimisht babë e bir janë konfliktuar me Bashën për pastrimin e urës në Lazarat. Më pas sherri ka agravuar dhe ata kanë goditur me grushte dhe kanë dhunuar Bashën.

Pas sherrit, Basha ka bërë kallëzim në polici, ndërsa Islam dhe Rediart Buzheri u larguan nga vendi i ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here