Italia ka krijuar një test të shpejtë që në vetëm tre minuta nëse je apo jo pozitiv me koronavirus. Quhet “Daily Tampon” dhe është realizuar nga një kompani italiane në bashkëpunim me universitetin e Sannio.
Ministria e Shëndetësisë thekson se nuk ka pasur ende lejen për përdorimin e saj dhe se kërkimet për testet e shpejta vijojnë të ecin para.
“Daily Tampon” funksionon si test shtatzënie. Merret një kampion nga pështyma me një shkop pambuku dhe kjo e fundit vendoset tek tamponi dhe në vetëm tre minuta falë përdorimit të njëkohshëm të tre reagentëve, tamponi të jep rezultatin. Nëse është pozitiv shfaqen dy strisha dhe nëse është negativ vetëm një.