Pjesë e organizatës terroriste/ Arrest me burg për Lubjana Gjecajn: Doja të vuaja dënimin, po nuk mu lejua

0
295

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Lubjana Gjecajn, e dyshuar si pjesë e një celule terroriste që rekrutonte vajza për t’u maruar me luftëtarët e ISIS.

Arrestimi i kësaj shtetaseje nga policia e Tiranës para disa ditësh u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

43-vjeçarja, banuese në Tiranë, rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

“Kam dijeni për vendimin e dhënë ndaj meje në Itali. Do bëj kërkesë ta vuaj dënimin këtu. Kam dashur ta vuaj dënimin por nuk më ka lejuar shteti italian“, tha ajo sot në gjyq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here