Oerd Bylykbashi do të jetë përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në komisionin për ngritjen e KQZ-së së re.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi bëri të ditur emrin në një letër dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
KERKESA E BARDHIT
Z. Gramoz Ruçi
Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. ____Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020
Z. Ruçi,
Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.
Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:
Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI





































