Google search engine
Home Politike “Nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë”/ Yuri Kim paralajmëron...

“Nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë”/ Yuri Kim paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

0
286

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim kreun e BKH-së Aida Hajnaj dhe atë të SPAK Arben Kraja. Në një postim në Tëitter, ajo ka zbuluar çfarë ka diskutuar me krerët e institucioneve të reja të Drejtësisë.

Kim thekson se SHBA mbështet fuqishëm SPAK.

“Takova sot Drejtorin e BKH-së Hajnaj & Shefin e SPAK Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here