Ndryshon SHKB-ja e burgjeve/ Si do të zbulohen aferat e gardianëve dhe punonjësve të tjerë, qeveria ligj në Parlament

0
335

Ashtu siç Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ndryshoi emërtim pak kohë më parë, kështu do të ndodhë shumë shpejt dhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj për ngritjen e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesat në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Sipas relacionit, ky ligj zgjeron fushën e misionit të Shërbimit nëpërmjet garantimit të zbatimit të ligjit dhe interesave të taksapaguesve shqiptarë, por edhe mbrojtjen e veprimtarisë së mundshme kriminale dhe të kundërligjshme të kryer nga çdo punonjës i strukturave, pavarësisht nga funksioni. Zgjeron dukshëm objektin e veprimtarisë së shërbimit, duke përfshirë trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave të publikut, kontrollin e pasurisë së pajustifikueshme të personave objekt hetimi, ruajtjen e integritetit të punonjësve, si dhe veprimtarinë kërkimore me qëllim dhënien e rekomandimeve dhe të sugjerimeve për përmirësim në aspekte të organizimit dhe funksionimit të strukturave dhe pritshmërisë së publikut në kuadër të rendit e sigurisë në burgje. Si dhe përcakton si kritere thelbësore përzgjedhjen e drejtuesit të shërbimit, karakterin etik, moral, paanësinë politike, pavarësinë nga drejtimi i strukturave që mbikëqyr dhe kontrollon, duke garantuar zbatimin e parimeve të pavarësisë dhe depolitizimin e Shërbimit. Sipas relacionit, ligji përcakton më mirë fushat e veprimit të veprimtarisë informative, gjurmuese dhe asaj hetimore, duke i dhënë atributet e Policisë Gjyqësore dhe i kushton vëmendje të veçantë trajtimit e shqyrtimit të ankesave të të paraburgosurve, të dënuarve dhe qytetarëve. “Zgjeron kompetencat e mbikëqyrjes, një mjet mjaft i dobishëm në përqasjen proaktive të hetimit të korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit; Përcakton ndarjen e personelit në dy kategori, personeli operacional dhe personeli administrativ. Personeli operacional do të jetë përgjegjës për ushtrimin e detyrave funksionale në fushën e veprimtarisë informativo-gjurmuese, analizën e informacionit kriminal dhe aplikimit të teknikave e metodave speciale të hetimit”, thuhet në relacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here