Ndryshime për Prokurimin Publik/ Rregullat që duhet të zbatojnë kontraktorët, ja kush përjashtohet

0
324

Ditën e djeshme ka shkuar në Kuvend projektligji për Prokurimin Publik me ndryshime dhe rregulla për kontraktorët. Sipas relacionit shoqërues, ky ligj përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore në lidhje me kontratat publike dhe konkurset e

projektimit. Pra nëpërmjet rregullave të hartuara në këtë ligj, me hyrjen në fuqi të tij entet kontraktore do të veprojnë në procesion e prokurimit sipas direktivave europiane. Në këto renditen si më të rëndësishmet, dhënia paraprakisht e informacioneve që rrisin transparencën, përcaktimi i një fondi limit që para firmosje së kontratës dhe zbatimi i fazave të njëpasnjëshme të prokurimit publik nga konkurruesit dhe ofertuesit. “Projektligji për prokurimin publik sjell risi në disa drejtime, si: qartësim i fushës së zbatimit të ligjit, përjashtimet specifike dhe kontrata të përziera të prokurimit; parashikimi i njoftimeve paraprake që rrisin transparencën dhe u japin mundësi operatorëve ekonomikë të njihen në kohë me një objekt prokurimi të planifikuar; projektligji përcakton kufij të ulët dhe të lartë monetar; parashikimi i procedurave të prokurimit, sipas direktivave përkatëse të BE-së, duke parashikuar procedura të reja prokurimi, me faza, siç janë: procedura konkurruese me negocim, dialogu konkurrues dhe partneriteti për inovacion”, thuhet në racionin bashkëshoqëruar projektligjit. Ndër të tjera në relacion thuhet se ndryshimet në këtë ligj nuk zbatohen për kontratat koncensionare të klasifikuara si sekrete. Pasi këto lloj prokurimesh kërkojnë rregulla të veçanta dhe nuk mjafton vendosja e disa rregullave si këto. “Ky ligj nuk zbatohet për kontratat publike dhe konkurset e projektimit, në rast se prokurimi ose zbatimi i tyre është klasifikuar sekret shtetëror apo kërkon masa të veçanta sigurie, sipas legjislacionit në fuqi, ose në rast se një gjë e tillë diktohet nga interesat thelbësore të shtetit, me kusht që të jetë përcaktuar që interesat thelbësorë në fjalë nuk mund të garantohen me vendosjen e kritereve që synojnë mbrojtjen e natyrës së klasifikuar të informacionit, që autoriteti ose enti kontraktor i vë në dispozicion në procedurën e prokurimit”, sqarohet në relacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here