Nga dita në ditë duket se tensionet dhe kërcënimet mes Greqisë dhe Turqisë po rriten.
Madje Turqia zyrtare paralajmëroi se janë gati për luftë dhe kanë më shumë luftë anije sesa Greqia.
Mirëpo mediat turke dhe greke zbulojnë se në rast se do të ketë luftë në ndihmë Turqisë do t’i vijnë xhihadistët sirianë.
“Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”, ështu janë shprehur krerët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, e cila aktualisht është duke luftuar përballë ushtrisë së Presidentit Asad në veri të Sirisë.

Lajmi ka bërë bujë në disa media greke dhe turke, të cilat shprehen se mijëra xhihadistë janë të gatshëm që të përballen me Greqinë nëse do të ketë një luftë me Turqinë.
Një tjetër deklaratë të ngjashme sipas mediave turke vjen edhe nga një personazh i njohur në përplasjen civile në Siri, i cili thërritet si “Abu TOW”, për shkak se është i specializuar në përdorimin e sistemeve raketore anti-tank

Ai numëron me dhjetëra tanke të shkatërruara nga forcat kundërshtare dhe aktualisht sipas mediave turke deklaron se do të radhitet në krah të Turqisë nëse do të ketë një luftë me Greqinë.