Është një ndër modelet më të bukura shqiptare, dhe këtë ia thonë edhe ata që e ndjekin në rrjetet sociale.
Kejvina Kthella shpesh publikon foto në rrjetet sociale dhe përherë e më shumë shfaqet në formë.
Por nëpër komentet e fotove të Kejvinës është shfaqur një fans i “çmendur” pas saj.
Bëhet fjalë për për 40-vjeçarin Mohammadou Idrissou, i cili ka luajtur me ekipe të njohura të kampionati gjerman si Hannover, Freiburg, Frankfurt, Borussia.
Pothuajse në çdo postim futbollisti i ka dërguar modeles “emoji” me zemra duke na lënë të kujtojmë se është i fiksuar pas saj, por modelja në as një koment nuk i ka kthyer përgjigje.








































