Një sherr i madh ka nisur mes Albërije Hadërgjonajt dhe kompanisë muzikore ‘ArkinaShqip’. Pas shkëputjes së marrëdhënies me të, këngëtares i janë fshirë të gjitha këngët e saj nga kanali Youtube. Pikërisht kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Albërijes, e cila e ka kërcënuar me gjyq kompaninë.
“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP. Shume artista shqiptare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje…
Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja,”- shkruan Hadërgjonaj krah videos.










































