Google search engine
Home Aktualitet Aksident tragjik në Himarë/ Ndërron jetë një person, plagosen 2 të tjerë...

Aksident tragjik në Himarë/ Ndërron jetë një person, plagosen 2 të tjerë (EMRI)

0
323

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Sarandës.

Automjeti tip Citroen me targa të Durrësit është aksidentuar me tre persona, nga të cilët një prej tyre ka vdekur.

Sipas të dhënave, viktima Armand Asllani rezulton të jetë një prej pasagjerëve në automjetin tip Citroen, kurse drejtuesi A.A, 34 vjeç dhe pasagjeria tjetër A.K, janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket rrjedhës së aksidentit, Policia thotë se Citroen-i është përplasur vetë me një nga bordurat anësore të aksit Sarandë- Piqeras.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here