Tashmë e kanë deklaruar dashurinë e tyre dhe dalin hapur për publikun. Flasim për Eros Grezdën dhe Oriola Marashin, për të cilët thuhet se shumë shpejt do i japin fund beqarisë.
Tashmë, në rrjete sociale nuk mungojnë pozat e bukura me njëri-tjetrin, teksa jeta e tyre përbën kuriozitet të madh për publikun.
Për kënaqësinë e tyre dhe të fansave, Oriola dhe Erosi publikojnë foto e video së bashku të cilat bëjnë xhiron e rrjetit, ashtu siç ka bërë edhe video e fundit e modeles.
Pasi ndau me ndjekësit një story me Erosin në makinë, në story-n tjetër futbollisti u shfaq duke i dhuruar një puthje të ëmbël partneres dhe na e sheqerosi ditën.