Nga pastrimi i ambienteve tek dezinfektimi i klasave, masat e marra në shkolla

0
310

Ministria e Arsimit përmes një videoje në rrjetet sociale thotë se po merren të gjitha masat për kthimin e nxënësve në shkolla duke nisur që nga pastrimi i ambienteve tek dezinfektimi i klasave dhe tualeteve.

“Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve👇🏼”- shkroi ministrja Shahini.

Sipas videos informuese vërehet se gjatë procesit mësimor klasat do të ajrosen në mënyrë të vazhdueshme, pas mbarimit të mësimit do të bëhet dezinfektimi i klasave, d pastrohen në mënyrë të shpeshtë dritaret dhe dorezat e dyerve, korridoret do të pastrohen çdo dy orë ndërsa tualetet do dezinfektohen dhe pastrohen çdo 30 minuta. Gjithashtu do të dezinfektohet dhe ambientet e jashtme të shkollës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here