Gjatë takimit me mësuesit që kanë realizuar programin e “RTSH Shkolla” kryeministri Edi Rama premtoi që në buxhetin e ardhshëm do të miratohet rritja e pagave për mësuesit.
Mjekët dhe mësuesit janë kategoritë që do të përfitojnë dhe që sipas Ramës e meritojnë.
“Për mësuesit dhe për mjekët do kemi një rritje të pagave dhe kjo do bëhet në buxhetin e ri. Kjo është një rritje e merituar për të gjithë ju. Rritja do të jetë për të gjithë mësuesit”, u shpreh Rama.
Për mësuesit që kanë dhënë mësim online, kryeministri Rama u shpreh se meritojnë shumë më shumë.
“Sidoqoftë për të gjithë mësuesit ne duam që të bëjmë ashtu si dhe për mjekët një rritje të re të pagave dhe besoj që kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri dhe besoj se është më shumë sesa e merituar për të gjithë në tërësi. Ndërsa për ju në veçanti meritoni shumë më shumë se kaq dhe do mundohemi të bëjmë më shumë sesa për tërësinë”, tha kryeministri Edi Rama.