Horrori i Kombinatit, xhaxhai i Blerta Josifit: Ka dalë nga spitali, vazhdon të besojë por…

    0
    396

    Kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e Kombinatit, ku u vetëflijuan nëna Zhaneta Josifi me dy vajzat e saj Anisa dhe Blerta Josifi. Kjo e fundit arriti që të mbijetojë, por gjendja e saj vazhdon të jetë delikate. Xhaxhia i saj tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, se Blerta vazhdon tii qëndrojë besimit të saj, por shprehet se veprimin që kanë bërë nuk do ta përsërisë.

    “Në lidhje me besimin, ajo thotë që unë jam besimtare. Motra ime dhe mami im janë në gjirin e Zotit. Nuk reagon siç mund të reagojë një njeri i zakonshëm kur largohet mami ose motra. Është shumë e ngurtë dhe kjo ka lidhje me besimin. Ajo thotë që edhe sot unë do të shkoj tek ungjëllorja, por veprimit që bëmë nuk do ti rikthehemi më”, tregon xhaxhai i Blertës, Dhimitraq Josifi.

    Ai tregon edhe për vetëvrasjen e vëllait të tij dhe vështirësitë që ka hasur familja.

    “Ngjarje e rëndë ishte edhe për ata edhe për ne. Fëmijët nuk e ndjenë shumë. Unë vajta njëherë na thirri Zhaneta, na tha hajde se vëllai nuk është mirë. Vajta diskutova me mjekun dhe vendosëm ta merrnin me forcë sepse nuk pranonte. Ishte shumë i fuqishëm, tre burra nuk e mbajtën dot. Mua më erdhi keq sepse më tha: ti po më vdes, dhe u tërhoqa”, shprehet Dhimitraqi.

    Sipas tij, fillimisht predikimin e kanë nisur vajzat në Përmet dhe më pas Zhaneta në Tiranë.

    Ai thotë se Blerta nuk tregon shumë detaje por vetëm thotë se këtë gjë e kanë vendosur të treja. Ai thotë se më herët dhe vetë Blerta e ka bërë këtë gjë gjashtë muaj pa e ditur njeri fare, por ajo nuk ka duruar dot mbylljen dhe ka dalë. Anisën për herë të fundit ai e kishte parë më 8 janar 2018.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here