Policia njoftoi sot arrestimin e tre të rinjve për grabitjen në shtëpinë e një 91-vjeçari në Finiq, ku kishin marrë një armë zjarri dhe para. Ndërkohë që janë të dyshuar dhe autorë të ngjarjeve të tjera.
Bëhet fjalë për Kleo Hysi, 32 vjeç, Paris Qurku 39 vjeç dhe Jetmi Gerbin 31 vjeç. Ata kanë vjedhur me dhunë banesën e Dhimitër Papës, 91-vjeç ne fshatin Malcan, Finiq të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marrë 20 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu “Bajkal” ruse kalibër 12 mm.
Lexo edhe- Zbardhet vjedhja në Melçan të Sarandës