Pesë komisionerë nga tetë të arrestuar të dosjes “339”do të hetohen në arrest shtëpie. Ky është vendimi që është dhënë nga Gjykata e Apelit të Durrësit, ndërkohë që tre të tjerë vijojnë të mbeten në burg.
Nga qelia jane liruar shtetasit Shpêtim Stafa, Fredi Marku, Emilian Tuda, Dalvis Biba dhe Indrit Bici.
Këta pesë komisionerë kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Nga 21 të arrestuar në total fillimisht për Dosjen 339 nga komisionerët janë liruar shumica nga qelia, teksa mbeten vetëm 3 brenda