Testi kryesor që përdoret për të diagnostikuar koronavirusin është aq i ndjeshëm sa mund të marrë fragmente nga viruse të vdekur të infeksioneve të vjetra thonë shkencëtart.
BBC shkruan se shumica e njerëzve janë infektivë për rreth një javë, por mund të dalin pozitivë më pas. Studiuesit thonë se kjo mund të çojë në një mbivlerësim të shkallës aktuale të pandemisë.
Disa ekspertë thonë se është e pasigurtë se si mund të prodhohet një provë e besueshme që nuk rrezikon raste të humbura.
Profesori Carl Heneghan, një nga autorët e studimit, thotë se në vend të që jap një rezultat “po/jo” bazuar në faktin nëse zbulohet ndonjë virus, testet duhet të kenë jë pikë të prerë në mënyrë që sasi shumë të vogla të virusit të mos shkaktojnë një rezultat pozitiv.
Për profesor Carl, zbulimi i gjurmëve të virusit të vjetër mund të shpjegojë pjesërisht pse numri i rasteve po rritet, ndërsa pranimet në spital mbeten të qëndrueshme.
Universiteti i Oksfordit për Mjekësinë e Bazuar në Prova (The University of Oxford’s Centre for Evidence-Based Medicine) shqyrtoi evidencat e 25 studimeve ku mostrat e virusit nga testet pozitive u endosën në një pjatë petri për të parë nëse do të rriteshin.
Kjo metodë e “kultivimit viral” mund të tregojë nëse testi pozitiv ka marrë një virus aktiv që mund të riprodhohet dhe përhapet, apo thjesht fragmente të vdekura të virusit që nuk do të rriten në një laborator apo tek një person.