COVID-19 godet Mançester Sitin, dy lojtarë pozitiv një javë para fillimit të kampionatit

0
286

Mançester Siti konfirmoi sot se dy futbollistët e këtij klubi, Rijad Mahrez dhe Ajmerik Laport, kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Të dy lojtarët kanë përfunduar në izolim pa simptoma, por mund të jenë të detyruar të humbasin startin e kampionatit.

Premier Ligaa fillon më datë 12 shtator, por ndeshja e parë e Mançester Sitit, që ishte në garë në aktivitetet europiane në gusht, është programuar më datë 21 shtator ndaj Ullvërhempton. Tashmë ajo sfidë është në diskutim për dy lojtarët, pasi do të varet nga momenti kur do të dalin negaitv në teste sipas rregullores.

Në javër e fundit, ka pasur shumë futbollistë të njohur të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 pas pushimeve. Shumë prej lojtarëve të PSG testuan pozitiv pas pushimeve në Ibiza, ndërsa ka pasur raste të emrash të niohur edhe në kampionatin anglez. Më së fundmi, Pol Pogba dhe Tangui Ndombele u detyruan të mos merrnin pjesë në ndeshjet e shtatorit të Francës pasi rezultuan pozitiv. Ndërsa Maunt, Abraham, Pulisiç dhe Tomori u vendosën në karantinë nga klubi i Çelsit pas pushimeve që ata bënë në Greqi, pasi ekzistonte frika se ishin infektuar në Mikonos. Klubi londinez bëri të ditur se 6 persona kishin rezultuar pozitiv, por nuk publikoi emrat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here