Google search engine
Home Lifestyle Vajza e Robert Aliajt kualifikohet në finalen e “The Voice Kids”

Vajza e Robert Aliajt kualifikohet në finalen e “The Voice Kids”

0
452

Gala Aliaj, vajza e vetme e Robert Aliajt është kualifikuar në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe lajmin e bën të ditur i ati i saj.

Falë talentit të saj, ajo ka arritur të kalojë të gjitha fazat dhe tashmë është kualifikuar në natën finale të konkursit, duke bërë padyshim krenar babi Robertin.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale”- shkruan Roberti krahas postimit për të bijën.

Gala është bërë e njohur që herët për publikun shqiptar dhe na ka prezantuar vite më parë me talentin e saj në muzikë, kur performoi me të atin në “Dance with me Albania.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here