Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi në shtëpinë e tij u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi.
“Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





































