Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 ëhstë shtruar në spital pasi ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Mediat italiane konfirmojnë se ai tani është i shtruar në San Raffaele në Milano për një përkeqësim të lehtë. Berlusconi nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje.
Senatori i Forza Italia Licia Ronzulli i tha Agorà Rai , në Rai3: “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19 ».
Me koronavirus është infektuar edhe shoqëruesja e ish-kryeministrit Marta Fascina.