Fatjona Memçaj përzgjidhet si prokurore ndërlidhëse pranë Eurojust (Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Europian, Hagë).
Prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë është zgjedhur nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.
Kandidati i përzgjedhur do të komandohet sipas rregullimeve ligjore të brendshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për periudhën 2 vjet e 6 muaj.
Prokurori i Përgjithshëm vlerëson angazhimin e deritanishëm të institucioneve të përfshira në këtë proces me qëllim finalizimin me sukses të procedurave lidhur me komandimin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust.
Kujtojmë se Fatjona Memçaj ishte kandidate për postin e Prokurores së Përgjithshme.