Një 48-vjeçar është arrestuar në Kombinat nga Policia. Mësohet se ai ka tentuar marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një furrë buke në Kombinat.
48-vjeçari N. K. ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë rreth orës 1 të mëngjesit me kolegen e tij të punës 46 vjeç.
Gruaja ka bërtitur e ka kundërshtuar dhe më pas është drejtuar në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin