Përndiqte prej kohës gruan që e kishte fiksim, ajo e denoncon në polici

0
342

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi përndiqte prej kohësh një grua.

Sipas policisë prej kohësh ai e përndiqte një 53-vjeçare pa dëshirën e saj, derisa ajo vetë e ka denoncuar tek efektivët.

NJOFTIMI I PLOTE

Dibër

Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here