Në Vatikan kanë rifilluar disa normalitete, ndërsa Papa Françesku ka mirëpritur audiencat e tij javore për herë të parë në 26 javë.
Ai ka puthur flamurin libanez në një akt lutje për vendin, bekoi fëmijët nga larg, përshëndeti peshkopët me maska dhe u dha dorën priftërinjve.
Reuters thotë se Papa ishte duke shijuar veten ndërsa kalonte pranë turmës prej rreth 500 njerëz, të cilët ishin në distancë dy metra.
Audienca, e mbajtur në oborrin e San Damasos në Pallatin Apostolik të Vatikanit ishte i hapur për të gjithë pa pasur nevojë për bileta, por sipas protokolleve shëndetësore.
Papa Françesku u takua për herë të fudit me audiencën e besimtarëve katolikë në fillim të marsit.