Autoritetet konsullore greke në Shqipëri kanë pezulluar përkohësisht lëshimin e vizave në Shqipëri për shkak të masave kufizuese të pandemisë së COVID-19.
Në njoftimin zyrtar thuhet se qytetarët aplikantë mund të tërheqin pasaportat e tyre duke kontaktuar autoritetet konsullore.
NJOFTIMI
Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.