Gjoba për tejkalimin e afateve të qëndrimit jashtë vendit gjatë karantinës, si bëhet rimbursimi

0
312

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dhe më herët se do të ketë rimbursim për ata që janë gjobitur nga vendet e Bashkimit Europian se kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në këto shtete gjatë karantinës.

Tashmë është miratuar vendimi për rimbursimin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar rimbursimin e gjobave dhe përfitojnë ato qytetarë që nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020, që përkon me karantinën e vendosur prej COVID-it.

Dokumentet duhet të dorëzohen nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).

“Rikujtojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura nga autoritete të shteteve të huaja për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020. (…) Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT). Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020. Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni email në adresën ankesa@tatime.gov.al”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Dokumentet që duhet t’i dorëzoni te ‘Tatimet’
Mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar
formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare
vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here