Gjermania jep detaje të reja për kryeopozitarin rus/ Ja me çfarë eshte helmuar

0
304

Kryeopozitari rus Navalny është helmuar me një agjent nervor të epokës sovjetike.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, tha se testimi nga një laborator i posaçëm ushtarak gjerman kishte treguar prova të “një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok”.

Seibert tha se qeveria gjermane do të informojë partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe NATO rreth rezultateve të provave. Ai tha se do të konsultohet me partnerët “për një përgjigje të përshtatshme të përbashkët ndaj Rusisë”.

Kryeopozitari rus Navalny, i cili është një nga kritikët më të ashpër të Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht dhe u dërgua në një spital në qytetin Omsk, pasi aeroplani bëri një ulje emergjente .

Ai më vonë u transferua në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët javën e kaluar thanë se kishte indikacione se ai ishte helmuar.

Aleatët e Navalny në Rusi kanë këmbëngulur se ai u helmua qëllimisht nga autoritetet e vendit, akuza që Kremlini i hodhi poshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here