Talenti shqiptar, Omar Imeri, pjesë edhe e kombëtares Shpresa, është gati për hapin e madh në karrierën e tij.
Djaloshi, i cili është pjesë e Shkëndijës së Tetovës pritet të kalojë te një ekip i njohur europian.
Sipas “infosport.mk”, 20-vjeçari ka udhëtuar drejt Stambollit, ku pritet të firmosë me gjigantët e Fenerbahçes.
Për transferimin e Imerit, klubi turk pritet të paguajë afro 300 mijë euro, të cilat do të derdhen në arkat e klubit të Shkëndijas.
Imeri ka veshur 7 herë fanellën e Shqipërisë U-21 ku ka realizuar edhe 2 gola.