Një i mitur është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të vjedhë një lokal në lagjen nr. 4 të Durrësit.
Pronarja e lokalit ka gjetur në mëngjes xhamat e thyer duke njoftuar menjëherë policinë, të cilët arritën në gjurmët e të miturit.
“Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës’, tha Policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.