Një sherr masiv ka ndodhur mes disa vajzave në jug të vendit. Në pamjet e publikuara shfaqen disa vajza që rrihen me njëra-tjetrën në mes të lokalit. Ato ofendojnë dhe shajnë njëra-tjetrën.
Për të shuar sherrin mes vajzave është dashur ndërhyrja e personelit të lokalit, ndërkohë që më pas gjendja është qetësuar. Nuk dihen shkaqet e këtij sherri, ndërkohë që pamjet po bëjnë xhiron në rrjet.