Fillimisht e mbajtën sekret po tashmë nuk fshihen më. Flasim për futbollistin Eros Grezda dhe modelen Oriola Marashi. Ata kanë postuar herë pas here foto ku thumbojnë njëri-tjetri dhe rrallë së bashku.
Postimi i fundit është ai i futbollistit i cili ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram.
Ata shfaqen në një moment mjaft intim me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar në ashensor, ku Grezda shfaqet duke i dhënë një puthje të zjarrtë të dashurës së tij.
Këtë fotografi, futbollisti i njohur e ka vendosur madje edhe si fotografi të profilit në rrjetin social Instagram. Çifti i njohur janë kthyer në dy personazhe mjaft të përfolur muajve të fundit në media, që kur lidhja e tyre filloi të bëhet edhe më shumë publike.