Nga Aurenc Bebja, Francë – Gazeta sportive franceze “L’Auto” ka botuar, të premten e 17 shkurtit 1933, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me dëshirën e tre shqiptarëve që dëshironin të merrnin pjesë asokohe në garën e famshme të çiklizmit “Tour de France”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Pas polakëve, tani janë shqiptarët ata që duan të garojnë në evenimentin tonë të madh.
Dy vite më parë, i riu Rudolf Gurashi erdhi në Paris me qëllimin që të merrte pjesë në Tour de France.
Duke mos ditur asgjë në lidhje me performancën e tij, ne nuk mundëm ta seleksionojmë.
Ai u kthye në Tiranë, në vendin e tij të lindjes, ku bëri propagandë për garën tonë.
Ai na shkruan se këtë vit është i vendosur të marrë pjesë dhe se dy shqiptarë të tjerë si ai kanë të njëjtat synime.
Kështu që pas Polonisë, Shqipërisë… Të gjithë vijnë në Tour de France… Së shpejti, kjo garë do të jetë një Lidhje e vogël çiklizmi Kombesh.”
Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania