Rama përuron Ujëmbledhësin e Tapizës: Ishte bombë me sahat, nuk ishte vënë dorë që…

0
298

Kryeministri Edi Rama dhe ministi i Bujqësisë Bledi Çuçi kanë përuruar sot ujëmbledhësin e Tapizës, e cila u vjen në ndihmë banorëve për të punuar tokat në Krujë. Rama tha se më parë diga ka qenë një bombë me sahat dhe se nuk ishte vënë dorë që në kohën e komunizmit.

Rama: Kjo ishte në gjendje të rrezikshme, ishte bombë me sahat.

Çuçi: Ka qenë një nga digat më të rrezikuara, por tani është përforcuar mirë dhe mund të marrë një kapacitet të plotë.

Rama: Po shikoja dje të dhënat për projektet e ujit dhe faktikisht jemi mbi 700 projekte vaditje që kanë krijuar një kapacitet ujëmbledhës dhe ujëshpërndarës me impakt me mijëra hokatarë tokë që deri dje nuk punoheshin dot për shkak të mungesës së ujit, ndërsa tani kanë ujë në mënyrë të vazhdueshme. Kemi një transformim të jashtëzakonshëm dhe kjo lidhet me impaktin që shohim në prodhime dhe eksporte. Me kujtohet edhe në kohën e përmbytjes që ishte një hall i madh edhe aty u krijuan rrëshqitjet. Që në kohën e kooperativave nuk ishte vënë dorë dhe ishte një bombë me sahat.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe kreu i bashkisë Krujë, Artur Bushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here