Lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit/ Ardi Veliu vlerësim te lartë per Aida Hajnajt

0
344

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka nderuar ditën e sotme me certifikatë për shërbime të dalluara zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së.

Teksa shprehu vlerësimet më të larta për Hajnaj, Veliu bëri publike edhe lëvizjet në rang drejtorësh në radhët e policisë, të cilat i sheh si një impuls të ri.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një ceremonie për të vlerësuar punën e ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së, i ka dorëzuar znj. Hajnaj certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën, integritetin dhe kontributin e znj. Hajnaj, për më shumë se dy dekada në Polici dhe i ka uruar asaj suksese në detyrën e re shumë të rëndësishme.

Znj. Aida Hajnaj, ka falënderuar Drejtor Veliun për vlerësimin dhe mbështetjen gjatë kryerjes së detyrës në rolin e Zv/Drejtoreshës dhe njëkohësisht ka vlerësuar e falënderuar gjithë kolegët që ajo ka punuar gjatë këtyre viteve në Polici.

Në vijim Drejtor Veliu, ka bërë prezent edhe disa ndryshime me qëllim dhënien e një implusi të ri por edhe për shkak të largimit të Zv/Drejtoreshë Hajnajt.

Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me miratim të Ministrit të Brendshëm, ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Albert Dervishaj, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here