Sot në Lisbonë finalja e Champions League

0
325

Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Champions League mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG.

Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerek finale apo gjysmëfinale. Por gjermanët nuk duken entuziastë.
Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori. Me një fitore sot ata do të arrinin Liverpool-in i cili ka poashtu 6 trofe Champions League. Po ashtu do të thyenin edhe një ‘ters’ pasi Bayern Munchen ka arritur 10 herë në finale, dhe 5 herë e ka fituar, kurse 5 herë e ka humbur.

Nga 2014 trofeun mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë sot duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori. Parizienët janë debutuesë sot në një finale Champions League por me skuadrën që kanë duket se duan që ta fitojnë atë.

Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër ‘furia’ bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal. Ndërkohë sot më në fund Champions League do të përfundojë pas një zgjatje prej 425 ditësh. Në mars kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here