Në Gjermani është duke u ndërmarë një eksperiment i rrezikshëm, por që do të shërbente për studimin e sjelljes së virusit në turma të mëdha njerëzish.
BBC raporton se do të mbahen tre koncerte pop në Gjermani me rreth 4 mijë vullnetare që gëzojnë shëndet të plotë dhe janë mes moshave 18-50 vjeç. Studimi kryhet në Lajpcig nga Universiteti i Halle, ku do të performojë tre koncerte të njëpasnjëshme këngëtari Tim Bendzko.
Studimi, i quajtur Restart-19 , u krijua “për të hetuar kushtet në të cilat ngjarje të tilla mund të organizohen gjatë pandemisë”, thanë studiuesit.
Shkencëtarët planifikuan të ekzekutojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në Quarterback Immobilien Arena në Leipzig gjatë së shtunës.
E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë; e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror; dhe i treti me gjysmën e numrave dhe me secilin person duke qëndruar 1,5 metër larg.