Google search engine
Home Aktualitet Presion një personi për t’i marë “borxh” 500 mijë lekë, kush janë...

Presion një personi për t’i marë “borxh” 500 mijë lekë, kush janë dy të arrestuarit

0
337

Policia e Pogradecit bën të ditur se dy persona janë arrestuar pasi i kanë bërë presion një 40-vjeçari të nënshkruajë një deklaratë noteriale huaje me vlerë 500 mijë lekë në emër të tyre.

Mësohet se ata janë Gëzim Memelli nga Tirana dhe Enver Shaho nga Pogradeci.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë.
• Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here