Deputeti Adriatik Alimadhi pati një betejë të gjatë me koronavirusin, duke qendruar për shumë ditë në spital. Tashmë i negativizuar, përmes një statusi në rrjetet sociale ai poston foto duke notuar e duke thënë se është e vetmja mënyrë për të larguar COVID-in.
“Kështu largohet Covid-19, kurrë mos e mbani mendjen te virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkëritë mbushen mirë me oksigjen”, shkruan ai.
