OBSH ndryshon rekomandimin: Të vendosin maskë ata që janë12 vjeç e sipër

0
313

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar udhëzimin e saj duke thënë se fëmijët 12 vjeç e lartë do të duhet të vendosin maskë.

Sipas BBC, rekomandimi i ri thotë se ata që janë 12 vjeç e lartë “do të duhet të vendosin maskë njësoj si të rriturit, në veçanti atje ku ata nuk do të mund të ruajnë dot të paktën 1 metër distancë nga të tjerët, dhe ka një transmetim të hapur në zonë”.

Fëmijëve më të vegjël mund ti kërkohet të mbajnë maska sipas situatës, shton udhëzimi, por në përgjithësi fëmijët e moshës 5 vjeç e poshtë “nuk është e nevojshme të mbajnë maska”.

OBSH tha se njerëzit duhet gjithmonë të konsultohen dhe të ndjekin rregullat e vendit për maska.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here