PD me akuza për fëmijët me aftësi ndryshe, përgjigjet Shahini: Kemi lincencuar mësuesit ndihmës

0
351

Partia Demokratike deklaroi përmes Orjola Pampurit se qeveria nuk ka asnjë zgjidhje për problematikat e fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Një nga problematikat më të rëndësishme në vitin shkollor që lamë pas dhe që mbetet e pazgjidhur dhe larg vëmendjes së ministres së arsimit edhe këtë vit të ri shkollor, është arsimimi, edukimi dhe mbështetja për fëmijët me nevoja dhe aftësi ndryshe. Kryeministri në ikje Edi Rama, Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Kujdesit Shëndetësor Ogerta Manastirliu, i kanë lënë tërësisht jashtë vëmendjes së punës së tyre këtë kategori fëmijësh. Sipas MASR sot ka mbi 300 mësues ndihmës, por është e rëndësishme të theksohet se këta mësues ndihmës nuk kanë formimin e duhur për rolin që ushtrojnë.”, tha ajo.

Kësaj deklarate i është përgjigjur ministrja e Arsimit Besa Shahini në rrjetet sociale, duke thënë se për herë të parë u licencuan mësuesit ndihmës dhe se gjithëpërfshirja është prioritet i MASR.

“Gjithëpërfshirja është dhe do të mbetet prioritet madhor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në këtë kuadër, kemi ecur më tej duke licencuar për herë të parë mësuesin ndihmës në profilin “Arsim Special”, sepse besojmë fuqishëm se mësuesit ndihmës të mirë-përgatitur janë shtyllë bazë në avancimin e këtij prioriteti”, nënvizon Znj. Shahini.

Aktualisht në sistemin arsimor parauniversitar janë rreth 1,090 mësues ndihmës. Rritja vit pas viti e numrit të mësuesve ndihmës ka ndikuar pozitivisht gjithashtu në rritjen e numrit të nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor, në pavarësimin e tyre dhe arritjen e potencialit të tyre maksimal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here