Ndezi zjarr në tokën e tij, por dogji masivin e pyjeve. Në pranga kryeplaku

    0
    339

    Zjarret në pyje janë kthyer në një shqetësim këtë ditë të nxehta, ky në zona të ndryshme kanë shpërthyer vatra që ndonjëherë janë pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.

    Rasti i fundit është i në fshatin Skrevan të Beratit, ku kryeplaku i këtij fshati i ka vënë flakën tokës së tij po për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur deri në fshatin Sanic të Urës Vajgurore.

    NJOFTIMI

    Arrestohet kryeplaku i fshatit Skrevan për zjarrëvënie në mjedise pyjore.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin L. I, banues në fshatin Skrevan, Ura Vajgurore me detyrë Kryeplak i fshatit Skrevan.

    Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here