Ngjarje e rende/ Tentohet t’i vihet flaka makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

0
333

Mediat greke njoftojnë se mbrëmë në mesnate është tentuar të digjet makina e konsullatës sonë në Selanik.

Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të merrte zjarr.

Sakaq policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here