Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një artikull të prestigjiozes ‘Daily Express’ e cili shkruan për aplikacionin më të fundit që përdorej nga kriminelët më të rrezikshëm të mafies në Europë dhe jo vetëm. Në artikull shkruhet se deri tani janë të akuzuar rreth 250 persona dhe se kanë nisur arrestimet.
Përmes EncroChat po planifikoheshin një sërë vrasjesh dhe krimesh. Megjithëse një burim i brendshëm, thuhet në artikull, pohuar se hajdutët në Britani të Madhe po përdorin SKYECC.
“Një kriminel shqiptar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, siguroi fotografi të mesazheve me SKYECC që sqaruan pse nuk mund të hakerohej.
Burimi tha: “Ne e dimë se çfarë ndodhi me EncroChat dhe tani jemi duke përdorur SKYECC. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se çfarë bëjmë me komunikimin.
“Komunikimi i sigurt është jetik për njerëzit në këtë biznes. Ne duhet të merremi me partnerët tanë në Amerikën e Jugut dhe nuk mund t’i bëjmë marrëveshjet e kokainës në një mënyrë normale”, thuhet në deklaratën e të arrestuarit, shkruan ‘Daily Express’.
Ndër të tjera, në artikull thuhet: “Gazetari hetues shqiptar Artan Hoxha ka komunikuar me burime kriminale në EncroChat por tani përdor SKYECC.
Ai tha se telefonat EncroChat u përdorën nga mbretërit shqiptarë të drogës për rreth dy vjet, por ata kuptuan që hetuesit ishin në sistem dhe kaluan shërbimet. Ai tha: “Ky ishte një sinjal për bosët e mëdhenj të drogës shqiptare që të mos përdorin më EncroChat por disa njerëz në MB dhe Shqipëri vazhduan ta përdorin atë.
“Kërkesa e tillë për këto lloj telefoni ka bërë që ndërmarrje të ndryshme të fillojnë të furnizojnë komunikim të sigurt.
“Bosët shqiptarë të krimit paguajnë para të mira për njerëzit e IT që të punojnë për ta dhe të sigurojnë komunikim të sigurt.
“Për ta është bërë si një lojë mace dhe miu, për të mos u përgjuar nga policia”. Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Kriminelët gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të komunikuar dhe ka pajisje të koduara përveç EncroChat në treg.Sidoqoftë, ne nuk jemi në gjendje të diskutojmë platforma specifike në këtë kohë”.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, gazetari investigativ Artan Hoxha foli për aplikacionin e lartpërmendur, duke marrë shkas nga finalizimi i operacionit policor të disa vendeve europiane. Hoxha u shpreh se EncroChah edhe pse u godit nga Policia, bosat shqiptarë të krimit kishin dy vite që e përdornin për pazaret e drogës.