Lideri ekstremist korean, Kim Jong-Un në daljen e tij të fundit publike, ka ndërmarrë një tjetër vendim drastik.
Kim Jong-Un ka urdhëruar të konfiskohen të gjithë qentë në Penian, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, duke u shprehur se këto kafshë shtëpiake janë mishërim i dekadencës së Perëndimit.
Ndërsa shumë koreanë janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë frikë se njerëzit e liderit suprem do t’i shfaqen në shtëpi për t’i konfiskuar kafshët shtëpiake.
Por më e keqja është se lideri suprem ka thënë se qentë e konfiskuar do të përfundojnë si ushqim në menunë e ngrënies.