Bugajski: Udhëheqja politike në Prishtinë, e përçarë. Thaçi gati të japë dorëheqjen. Negociatori pa konsensus, një dhuratë e madhe për Beogradin

0
332

Për të mirën e vendit dhe mbijetesën e shtetit, politikanëve të Kosovës i duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e anshmërisë dhe legjitimitetit. Me rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e BE-së është e rëndësishme të shqyrtohen pikat e forta dhe të dobëta të të dy protagonistëve dhe se si Prishtinës i duhet të veprojë për të arritur objektivat e veta.

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka deklaruar se takimi me presidentin serb Aleksander Vuçiç në Bruksel më 16 korrik inicioi hartimin e një “marrëveshjeje përfundimtare” mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mund të jetë optimizëm i tepruar për dy arsye kryesore: vendosmëria e Beogradit për të mos përfunduar bisedimet dhe përçarjet politike të vazhdueshme të Kosovës.

Udhëheqja politike e Kosovës është e përçarë në një kohë kur ka nevojë urgjente për unitet. Presidenti Hashim Thaçi është mënjanuar dhe është i gatshëm të japë dorëheqjen për shkak të akuzave të Hagës për krime lufte të pretenduara. Udhëheqësi kryesor i opozitës Albin Kurti po sulmon Hotin me pretendimet e mungesës së legjitimitetit, transparencës dhe përgatitjeve për bisedime. Dhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, drejtues partish në koalicionin qeverisës, pretendojnë se nuk janë pyetur mbi emërimin e Skënder Hysenit koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë.

Mbetet e paqartë nëse roli i Hysenit është ai i koordinatorit në një dialog teknik apo i negociatorit në një marrëveshje përfundimtare. Mungesa e konsensusit politik rreth negociatave dhe rolit të Hysenit është një dhuratë e madhe për Beogradin. Hoti bëri thirrje për një seancë parlamentare mbi bisedimet e Brukselit, por kjo jo vetëm u bojkotua nga drejtuesit e partive opozitare, por edhe nga partnerët e koalicionit. Dikush mund të pyesë veten se edhe për sa kohë realisht do të mbijetojë qeveria me një shumicë të ngushtë në parlament, në këto kushte antagonizmi.

Nga kërcënimi i rënies së qeverisë dhe shtyrjes së mëtejshme e bisedimeve  përfiton Vuçiç i cili dëshiron të kufizojë negociatat mbi (diskutimin) e detajeve teknike të pafund. Kjo strategji ka për qëllim të tregojë se Kosova është një shtet i dështuar, i keqqeverisur nga politikanë që bëjnë zënka (me njëri tjetrin), një qendër e krimit të organizuar, e udhëhequr nga kriminelë lufte që po viktimizojnë serbët dhe një burim i paqëndrueshmërisë rajonale. Duke argumentuar se Kosova nuk është një shtet i besueshëm, Beogradi dëshiron që BE-ja të braktisë kushtet e saj në njohjen e Prishtinës dhe të përqëndrohet në mbështetjen e Serbisë.

Qëllimi fundor i Beogradit është që Kosova të jetë aq e zhytur në konflikt të brendshëm sa që shteti të pushojë së funksionuari dhe ekonomia të shembet. Nëse Beogradi nuk mund ta rimarrë Kosovën, atëherë ai dëshiron të sigurohet se shteti nuk do të mbijetojë dhe përsëri të zgjojë fantazmat me një ndarje territori midis Serbisë dhe Shqipërisë si zgjidhja e vetme.

Paqartësia mbi përmbajtjen e bisedimeve të BE-së gjithashtu ndihmon Beogradin. Pas takimit të 16 korrikut, Mirosllav Lajçak, Përfaqësuesi Special i BE-së, deklaroi se të dy krerët ranë dakord të punojnë intensivisht në nivel ekspertësh. Hoti hodhi poshtë idenë se kjo thjesht nënkupton vazhdimin e një dialogu teknik, por do të përqendrohej në njohjen e ndërsjellë. Vuçiç e kundërshtoi deklaratën e Hoti se një marrëveshje përfundimtare po hartohej nga dy kryeqytetet.

Përpjekjet e ndërmjetësimit të BE-së janë të bazuara në idenë se Serbia do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në këmbim të pranimit në BE. Problemi është se Beogradi nuk i beson Brukselit në përmbushjen e premtimeve të tilla.

Edhe pse Vuçiç mbështet në publik hyrjen e Serbisë në BE, mbetet e paqartë nëse ai me të vërtetë dëshiron që Serbia të bashkohet me një organizatë që kërkon përgjegjësi politike dhe transparencë ekonomike. Brukseli nuk ka të ngjarë të aprovojë anëtarësimin e një shteti ku një parti ka një monopol dhe ku sundimi i ligjit është shkelur dhe mediat janë heshtur.

Në qoftë se negociatat e tanishme Kosovë-Serbi nuk kanë një qëllim të qartë dhe një afat kohor, ata do të vazhdojnë ta mbajnë rajonin në udhëkryq. Një zgjidhje do të ishte një ultimatum nga ana e BE-së, (i llojit) ose Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur ose negociatat e pranimit BE-Serbi do të pezullohen, ndërsa marrëdhëniet me Kosovën do të zhvillohen përmes liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve më të ngushta. Fatkeqësisht, Brukselit i mungon guximi të ndërmarrë hapa të tillë të guximshëm.

Fakti zhgënjyes është se në të gjithë spektrin politik në Kosovë ekziston konsensusi se çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke. Fatkeqësisht, në Prishtinë ka mungesë besimi dhe udhëheqjeje  që të sigurojë që ky mesazh të dëgjohet me zë të lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme në të dy anët e Atlantikut. Dhe konfliktet e brendshme politike ndihmojnë Beogradin duke krijuar përshtypjen se liderët e Kosovës janë të ndarë në objektivat e tyre. Për të arritur qëllime konkrete, duhet si strategji ashtu dhe unitet.

Dita, Albania

KOSOVA’S POLITICIANS HELPING BELGRADE

Janusz Bugajski, 7 August 2020

Politicians in Kosova have to put aside their partisan and legalistic disputes for the good of the nation and the survival of the state. With talks restarted between Kosova and Serbia under EU auspices it is important to examine the strengths and weaknesses of the two protagonists and how Prishtina needs to act to achieve its objectives.

Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti has claimed that the meeting with Serbian President Aleksander Vucic in Brussels on July 16initiated the drafting of a “final agreement” between Kosova and Serbia. This may be wishful thinking for two main reasons – Belgrade’s determination not to finalize the talks and Kosova’s persistent political divisions.

Kosova’s political leadership is fractured at a time when it urgently needs unity. President Hashim Thaci has been sidelined and is poised to resign because of Hague indictments over alleged war crimes.The main opposition leader Albin Kurti is attacking Hoti for his alleged lack of legitimacy, transparency, and unpreparedness for the talks. And Ramush Haradinaj and Fatmir Limaj, leaders of parties in the ruling coalition, claim they were not consulted in the appointment of Skender Hyseni’s as state coordinator for dialogue with Serbia.

Hyseni’s role remains unclear, whether as the coordinator of a technical dialogue or the negotiator of a final agreement. The lack of political consensus around the talks and over Hyseni’s role is a major gift for Belgrade. Hoticalledfor a parliamentary session about the Brussels talks, but this was not only boycotted by opposition party leaders but also by coalition partners. In these hostile conditions, one wonders how long the government with a narrow majority in parliament will actually survive.

The threat of government collapse and a further postponement of talks benefitsVucic who wants to restrict the negotiations to endless technical details. The strategy is intended to demonstrate that Kosovais a failed state, badly governed by squabbling politicians, a hub for organized crime, led by war criminals who are victimizing Serbs, and a source of regional instability. By arguing that Kosova is not a credible state, Belgradewantsthe EU to abandon its conditionality in recognizing Prishtina and focus onsupportingSerbia.

Belgrade’s ultimate objective is for Kosova to be so embroiled in internal conflict that the state ceases to function and the economy collapses. If Belgrade cannot regain Kosova then it wants to make certain that the country does not survive and will again raise the specter of a division of territory between Serbia and Albania as the only solution.

Confusion over the content of the EU talks alsohelpsBelgrade. Following the July 16 meeting, Miroslav Lajcak, the EU Special Representative, stated that both leaders agreed to work intensively at expert level.Hoti dismissed the notion that this simply meant a continuation of a technical dialogue but would focus on mutual recognition. Vuciccontradicted Hoti’s statementthat a final agreement is being drafted by the two capitals.

EU mediation efforts have rested on the assumption that Serbia will normalize relations with Kosova in exchange for EU accession. The problem is that Belgrade does not trust Brussels in delivering on such promises. Although Vucic publicly supports Serbia’s EU entry, it remains unclear whether he really want Serbia to join an organization that requires political accountability and economic transparency. Brusselsis unlikely to approve the entry of a state where one party has a monopoly and where the rule of law is violated and the media stifled.

Unless the current Kosova-Serbia negotiations have a clear purpose and a deadline then they will continue to keep the region in a limbo.One solution would be an EU ultimatumthat either Serbia recognizes Kosova as an independent stateor EU-Serbia accession talkswill be suspendedwhile relations with Kosovawill develop through visa liberalization and closer association. Unfortunately, Brussels lacks the courage to take such bold steps.

The frustrating fact is that consensus does exist across the political spectrum in Kosova that any final agreement with Serbia must involve mutual recognition. Unfortunately, there is a lack of trust and leadership in Prishtina to make sure that this message is loudly and consistently heard on both sides of the Atlantic. And internal political conflicts help Belgrade by creating the impression that Kosova’s leaders are divided on theirobjectives. To achieve concrete goals one needs both strategy and unity.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here