Mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës vazhdojnë akuzat dhe kundra-akuza prej disa ditësh.Kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur PD në lidhje me votimin e ndryshimeve Kushtetuese, ditën e nesërme në Kuvend.
Ai ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha nuk është dakord për hapjen e listave 100%, ku theksoi se sipas tij të presësh atë që të jetë bjerë dakord për “listat e hapura është si të presësh Zenin të pranojë krimbin brenda boronicave”.
Do doja të thoja shumë shkurtimisht që ti jepja përgjigje PD e cila thotë nuk duam të votoni ndryshimet kushtetuese se PD do ti hapë listat 100% dhe ne këtu jo. Më falni si mund të hapen 100% listat pa votuar ndryshimet kushtetuese.
I them mund të presësh edhe Zenin vëllain e Lulit të bjeri dakord për hapjen e hetimit për kreditë e boronicave apo ndonjë fabrike tjetër manaferrrash. Sepse Zeni ska vetëm 1 kredi 1.8 milion euro, por paska dhe një kredi tjetër 5.4 milion euro që ia paskan lënë përshesh në shportën e boronicave.
Për të 2 çunat e babë Saliut kanë 2 gjëra të përbashkëta. Gënjejnë dhe janë aq dembelë sa të fshehin gjurmë të rrenave të tyre.
Njësoj si Berisha nuk e do hapjen e listave, sepse nuk e durojnë dot dritën e transparencën. Dua ti them Bashës nga kjo foltore, se në demokraci opozita numërohet nga votat që ka në parlament.
Zeni bën mirë ti bëjë vetë thirrje SPAK sepse unë me të ikur do ti drejtohem spaku-t të nisë hetimet për këtë djalë me fat që pa punuar ka miliona euro, vetëm si sekser.
Merr qindra mijëra euro në një vit të vetëm vetëm për ndërgjegjësim. Çfarë autoriteti moral na ka ky djalë me fat që paguhet si frëngu pulën e tij.
Sot babi i Zenit dhe Luli i babit do më kishin guzhduar me akuza, jo vetëm mua por edhe ju.
Unë sot dua të theksoj 2 gjëra të rëndësishme. Ky paralment ka detyrën ndaj Shqiptarëve të hapë listat nesër pa pritur lulin të bjerë dakord. Edhe pse shpresoj se dita e sotme të jetë ditë reflektimi për të rënë dakord. Të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është si të presës Zenin të bjerë dakord për krimbin brenda boronicave”, tha Balla.